• Sun. Jul 25th, 2021

KURTI E VUÇIQ KONFIRMUAN SE S’KA RRUGË TJETËR POS NORMALIZIMIT

Bykosovanews

Jun 15, 2021 , ,
Spread the love
Advertisements

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të sotëm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ky takim nuk ishte i lehtë, por me rëndësi që ndodhi.

 

Sipas tij, BE dhe popujt e të dy vendeve kanë pritje të mëdha nga dialogu në Bruksel.

SHIKO REKLAMEN INFORMOHU PËR MË TË REJAT

“Ky ishte takimi i parë me kryeministrin Kurti. Nuk ishte takim i lehtë, por me rëndësi që ndodhi. Të dy liderët patën diskutim të hapur secili se çka do nga dialogu. Ajo çfarë është e rëndësishme nga BE-ja është që të dy liderët konfirmuan se s’ka rrugë tjetër pos normalizimit të raporteve. Që të dy u zotuan për punë për arritjen e marrëveshjes së përgjithshme, nëpërmjet dialogut. Dialogu do të vazhdojë në fund të korrikut. BE-ja ka pritje të mëdha për të tejkaluar trashëgiminë e kaluar dhe që Serbia e Kosova të drejtohen kah e ardhmja evropiane nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese”, ka thënë Lajçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com