
Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë të dielën rreth orës 18:00.
Pesë persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti. Dy automjete janë të përfshira në aksident, dhe njëra prej tyre është djegur në tërësi.
Policia është përgjigjur në vendngjarje, ndërsa zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin në automjetin e djegur.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor po trajton këtë rast. Ky lajm është konfirmuar nga Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.