Në qiell Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, kur i ka sjellë Zoti në Tokë u bënë dy qytete
1 min read

Në qiell Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, kur i ka sjellë Zoti në Tokë u bënë dy qytete

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovë foli për projektin e rrugës që do të lidhë Prizrenin me Tetovën përmes edhe një tuneli të gjatë 6 km.

banner

Për të treguar afërsinë në vijë ajrore të Prizrenit me Tetovën dhe ngjashmëritë mes këtyre dy qyteteve, Kurti bëri një deklaratë interesante për ‘krijimin’ e këtyre qyteteve.

“E kemi thënë disa herë që në qiell duket se Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, por kur i ka sjellë Zoti në tokë, malet e Sharrit i kanë ndarë dhe i kanë bërë dy qytete, Prizrenin dhe Tetovën”, tha Kurti.

“Natyrisht që rruga që e pamë këtu është rrugë e brendshme e komunës, por ne jemi shumë të interesuar të exim sa më shpejt për lidhjen infrastrukturore të Prizrenit dhe Tetovës, që pra në qiell ishin një qytet e në tokë janë dy përmes aksit, i cili parasheh edhe një tunel”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *