Policia vazhdon realizimin e Urdhrit Operativ ‘GODITJA’ – Arrestohen 72 persona
2 mins read

Policia vazhdon realizimin e Urdhrit Operativ ‘GODITJA’ – Arrestohen 72 persona

Policia e Kosovës përmes njoftimit të fundit ka bërë me dije se po vazhdon realizimin e Urdhrit Operativ ‘Goditja’, raporton GazetaBlic.

Qysh nga data 8 deri më 12 Gusht, PK-ja njofton se janë realizuar 2154 Pika Kontrolli për Automjete, janë kontrolluar 12038 vetura, 229 lokale dhe janë arrestuar 72 persona.

Numri i armëve të konfiskuara ka shkuar në 34.

“Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale dhe aktivitet tjera antiligjore të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, më 13.08.2023

Policia e Kosovës, ka hartuar dhe është në zbatim të një urdhër operativ, i cili po zbatohet në tërë vendin dhe ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Gjatë pesë ditëve (8 deri 12 gusht 2023) të realizimit të detyrave që rrjedhin nga ky urdhër, policia ka shtuar aktivitetet e saja në drejtim të goditjes së personave e grupeve që me veprimet e tyre, mund të bien ndesh me ligjet e vendit.

Gjatë kësaj kohe, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të qetë, në zonat urbane është bërë shtimi i patrullave policore të njësiteve të ndryshme dhe janë shënuar aktivitetet si në vijim:

• Janë realizuar 2154 Pika Kontrolli për Automjete, 730 prej tyre me radarë dhe alool-test,
• Janë kontrolluar 12038 vetura,
• Janë kontrolluar 229 lokale,
• Janë arrestuar 72 persona, prej tyre 24 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe
• Janë konfiskuar 34 armë.

Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale dhe aktivitet tjera antiligjore të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë.

Policia e vetëdijshme se rezultatet nuk do të ishin në nivelet e dëshiruara pa bashkëpunimin me qytetarët, i fton të gjithë ata që posedojnë, ose janë prezent në situata ku mund të ketë shkelje ligjore, dukuri tjera tëndaluara, ku shfaqen situata ku mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, ta lajmërojnë policinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *