Sara Osmani e bronztë në Kupën Evropiane U21 në Shkup 
1 min read

Sara Osmani e bronztë në Kupën Evropiane U21 në Shkup 

Sara Osmani e bronztë në Kupën Evropiane U21 në Shkup
Sara Osmani e bronztë 🥉 në Kupën Evropiane për Junior (U21) në Shkup të Maqedonisë, ajo në xhiron e parë ishte e lirë, në çerekfinale mposhti me Ippon, maqedonen Tea Nastoska.
Në gjysëmfinale ajo humbi me dy Wazaari për Ippon, nga serbja Ana Cobanovic.
Sara për të bronztën mposhti me Wazaari në vazhdime, garuesen nga Bosnja e Hercegovina Nika Zovko.
Sot u ndesh edhe Anes Veseli (-81 kg), ai në xhiron e parë mposhti me dy Wazaari, francezin Lucas Gridaine.
Në xhiron e dytë Veseli humbi me Wazaari dhe Ippon, nga garuesi i Bosnje e Hercegovinës Dimitrije Savic dhe nuk vazhdoj tutje garën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *