
Sot i jepet lamtumira e fundit 56-vjeçarit i cili u gjet me shenja dhune e njolla gjaku dje në Mitrovicë
Sot i jepet lamtumira e fundit 56-vjeçarit, Sami Morina, nga Mitrovica, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘UÇK’. I ndjeri humbi jetën në rrethana të dyshimta, teksa Policia ka nisur hetimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftimin mortor, bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të kryhet në varrezat e Morinve në fshatin Shipol të Mitrovicës, në ora 16:38.

Për këtë rast, burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bën me dije se në vendin e ngjarjes kanë hasur në trupin e viktimës, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë, teksa shtuan se i ndjeri kishte shenja dhune dhe në vendngjarje janë vërejtur njolla gjaku.