I kundërpërgjigjet Gërvallës: Po mundohet të bëhet e rëndësishme me emrin tim
1 min read

I kundërpërgjigjet Gërvallës: Po mundohet të bëhet e rëndësishme me emrin tim

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka reaguar ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila sot ia ka përmendur emrin.

banner

Ai ka thënë se shefja e diplomacisë duke ia përmendur emrin atij po mundohet të bëhet e rëndësishme.

Kështu edhe një pjesë e politikanëve janë bërë të rëndësishëm me emër timin”, ka thënë Lushtaku për “Front Online”.

Ai ka bërë me dije se me LDK-në nuk e lidh asgjë.

Unë kam miq dhe shokë në të gjitha partitë politike. Me të kallxu drejtë me LDK-në kurrgjë nuk më lidh, nuk kam asnjë lidhje të kësaj natyre çfarë paska thënë Gërvalla, asnjë lidhje hiq, vetëm shokë. Ne në Kosovë jemi këtu secili e njeh secilin, ndonjë lidhje të veçantë nuk kam”, ka thënë Lushtaku.

Në një intervistë për “Istogu Chanel”, Gërvalla ka kritikuar LDK-në, duke thënë se kjo parti ka lidhje të fuqishme me Sami Lushtakun.

Unë mendoj që LDK-në nuk e ndëshkoi PDK-ja, as Guxo, as VV. E ndëshkoi shkelja e premtimeve, dhe largimi nga rruga që pritet nga votuesi. Asgjë sot në LDK, ata edhe emrin nuk duan ta kenë LDK-në, por Rruga e re, Lidhja. Lidhjet më të fuqishme ata i kanë me Sami Lushtakun”, ka thënë Gërvalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *