Pas “Post Big Brother VIP”, shpërthejnë komentet negative ndaj Arbër Hajdarit
1 min read

Pas “Post Big Brother VIP”, shpërthejnë komentet negative ndaj Arbër Hajdarit

Opinionisti i “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari ka bërë së fundmi disa komente që kanë revoltuar jo pak një pjesë të publikut.

banner

Mbrëmjen e djeshme gjatë Post Big Brother VIP, Arbër Hajdari ndërhynte shpesh mes banorëve për t’iu ndërprerë fjalën. Më shpesh opinionisti e bëri këtë ndaj aktorit Jul Deda, i cili u duk sikur vendosi me “shpatulla pas murit” produksionin, përsa i përket pamjeve ku Egla u pa rrugëve të Tiranës pas skualifikimit, pak para hyrjes në dhomën e bardhë.

 

Ndërhyrjet e Arbrit bënë që shpesh aktori të devijonte nga tema, çka ka sjellë një revoltë të ndjekësve në komente.

Disa prej tyre shprehen se e shohin opinionistin “shumë të lodhur” pas një rrugëtimi 3-vjeçar si opinionist, e disa të tjerë e quajnë “servil”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *