Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka vizituar babanë e tij në Hagë së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij, Toskën, për të festuar festat e Nëntorit. Vizita ka një simbolikë të thellë për Altinin, duke përfaqësuar nderim për historinë, krenarinë dhe sakrificat që populli shqiptar ka bërë për liri.
“Nëntori na sjell sërish në Hagë. Ky udhëtim është më shumë sesa simbolik, është një përqafim i historisë, krenarisë dhe sakrificës. Erdha për të festuar me babanë tim Ditën e Flamurit, daljen e parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari,” shkroi Altini në Facebook.
Ai theksoi se këto vizita në Hagë nuk janë vetëm familjare, por edhe një akt respekti dhe nderimi për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. “Liria jonë dhe ajo e vajzës sime është e rrënjosur në emrin e çdo çlirimtari, të gjallë apo të rënë. Mban emrin më të çmuar, atë të UÇK-së,” përfundoi Krasniqi.
Leave a Reply