Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë: Dy gola përballë Damac, afron 1000 golat në karrierë

 

Cristiano Ronaldo ka vazhduar të tregojë se mosha nuk është pengesë për të pasur një formë të shkëlqyer, duke shënuar dy gola për Al Nassr në fitoren 2-0 ndaj Damac. Ylli portugez, i cili është tashmë 39 vjeç, realizoi një 11-metërsh në minutën e 15’, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

GOLI I PARË
Në minutën e 80’, Ronaldo u rikthye në skenë për të vulosur fitoren, duke shënuar golin e dytë të takimit dhe duke arritur në kuotën e 915 golave në karrierë.

GOLI I DYTË
Me këto dy gola, Ronaldo tani ka nevojë për 85 gola të tjerë për të arritur shifrën e 1000 golave në karrierën e tij, një objektiv që pritet me padurim nga fansat dhe të gjithë adhuruesit e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *