Dragan Shormaz, ish-bashkëpartiak i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të shtetit serb për mënyrën se si po trajtohen sulmet terroriste në veri të Kosovës.
Në një reagim në “X”, Shormaz ka vënë në pikëpyetje distancimin e Vuçiqit nga sulmi në Ibër Lepenc, duke theksuar se ai po përdor të njëjtën strategji si në rastin e Banjskës, ku 24 shtatori 2023 solli një akt terrorist të organizuar nga Milan Radoiçiq. Sipas tij, fakti që Radoiçiq nuk është dorëzuar apo gjykuar rrit dyshimet mbi involvimin e Beogradit zyrtar.
“Si mund të mos jesh i dyshuar kur ende nuk e ke dorëzuar Radoiçiqin dhe nuk e ke gjykuar? Kush mund të të besojë pas 15 të vdekurve që kërkove të fshehësh përgjegjësinë?” – shkruan ai.
Këto deklarata kanë shtuar presionin mbi Vuçiqin, ndërsa bashkësia ndërkombëtare vazhdon të kërkojë përgjegjësi dhe drejtësi për viktimat.
Leave a Reply