Francesco Totti, ish-kapiteni legjendar i Romës, është nën hetim nga Prokuroria e Romës për akuzën e evazionit fiskal. Sipas raportimeve të “La Verità”, Totti akuzohet për mosdeklarimin e të ardhurave të tij nga reklamat, duke krijuar një borxh tatimor prej 200,000 eurosh për shkak të gjobave dhe interesave të papaguara.
“Guardia di Finanza” ka zbuluar se Totti nuk kishte hapur një pozicion specifik për TVSH-në mbi të ardhurat nga reklamat dhe nuk kishte paguar taksat përkatëse. Megjithëse ai ka paguar shumën e kërkuar për të mbyllur çështjen, Prokuroria e ka regjistruar atë si të dyshuar. Sipas ligjit italian, nëse akuza konfirmohet, Totti rrezikon një dënim nga 2 deri në 5 vjet burg.
Totti pritet të paraqitet për të dhënë dëshmi në Prokurori në mes të dhjetorit, ku do të merret në pyetje nga prokurori Vincenzo Barba.
Leave a Reply