Ganimete Musliu: Ku është shteti pas sulmeve terroriste në veri?
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësimin për sigurinë dhe kontrollin shtetëror pas dy sulmeve terroriste dhe zbulimit të një arsenali të madh armatimi në veri të Kosovës. Ajo theksoi se kjo situatë nuk mund të injorohet dhe kërkon një hetim serioz dhe masa konkrete për të garantuar sigurinë në këtë pjesë të vendit.
“Pas dy sulmeve terroriste dhe gjetjes së gjithë atij arsenali të armatimit në veri, nuk mund t’i ikim pyetjes: KU ËSHTË SHTETI?” tha Musliu. Sipas saj, kjo situatë nuk mund të reduktohet në debat mediatik ose retorikë politike, por kërkon veprime të menjëhershme nga institucionet që kanë për detyrë ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Musliu vuri në dukje se tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës reflektojnë një mangësi të theksuar të kontrollit shtetëror, duke apeluar për një qasje më serioze dhe efikase ndaj këtyre sfidave që prekin sigurinë kombëtare.
Leave a Reply