Guardiola: “Presioni vjen me pagën e lartë, është koha të vuajmë”

Guardiola: "Presioni vjen me pagën e lartë, është koha të vuajmë"

Guardiola: “Presioni vjen me pagën e lartë, është koha të vuajmë”

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka reflektuar mbi periudhën më të vështirë që ekipi i tij ka përjetuar që nga ardhja e tij në krye. Pas gjashtë ndeshjesh pa fitore, ku pesë prej tyre janë humbje, Guardiola ka pranuar presionin që ndjen, duke theksuar se paguhet për të përballuar këtë barrë.

“Nuk kam menduar kurrë se të fitojmë do të zgjasë përjetësisht,” tha Guardiola për “Sky Sports”. “Presioni? Nuk mund ta imagjinoni se sa paguhem, vjen me pagë. Nëse nuk dua presion, jap dorëheqje dhe shkoj në shtëpi. Të gjithë trajnerët e kanë këtë.”

Duke e pranuar realitetin e situatës, Guardiola theksoi se është koha për të vuajtur dhe për t’u përballur me të vërtetën. Ai pranoi se objektivat madhorë të sezonit, si Premierliga, Liga e Kampionëve dhe FA Cup, duken të pamundura në gjendjen aktuale. Për ndeshjen e radhës ndaj Liverpoolit, ai mbeti realist: “Do të doja të thoja se do të fitojmë në Anfield dhe pastaj 20 ndeshje radhazi, por në këtë situatë, nuk është e mundur.”

City është në një moment kritik, dhe Guardiola mbetet nën vëmendjen e madhe të tifozëve dhe ekspertëve për ta rikthyer ekipin në rrugën e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *