Analisti politik Afrim Kasolli ka komentuar reagimet ndërkombëtare lidhur me sulmin mbi kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok, duke vënë në dukje mungesën e aludimeve për përfshirjen e Serbisë në këtë akt. Ai paralajmëron se Kosova mund të humbasë një tjetër betejë diplomatike nëse nuk sigurohen prova që e lidhin Serbinë me këtë sulm.
“Shtetet e komunitetit euro-atlantik e dënuan shpërthimin mbi kanalin Ibër-Lepenc, duke e cilësuar si sulm mbi infrastrukturën kritike të Kosovës dhe duke kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Por, në asnjë moment nuk aluduan se Serbia mund të jetë prapa këtij akti,” shkroi Kasolli.
Ai thekson se pa prova të qarta që implikojnë Serbinë, Kosova mund të mos arrijë të kapitalizojë në këtë rast për të forcuar pozicionin e saj diplomatik, duke e lënë kështu barrën mbi institucionet e vendit për të ndriçuar tërësisht ngjarjen dhe për të bindur partnerët ndërkombëtarë.
Leave a Reply