Kontrolle intensive pas sulmit në veri: Policia në kërkim të gjurmëve të reja

Kontrolle intensive pas sulmit në veri: Policia në kërkim të gjurmëve të reja

 

Lidhur me sulmin, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se tetë persona janë arrestuar si të dyshuar. Sipas ekspertizës, për sulmin janë përdorur 15 kilogramë eksploziv, duke ngritur shqetësime serioze për qëllimet dhe rreziqet e mundshme.

Në një konferencë për media, Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, bëri të ditur se gjatë operacionit janë konfiskuar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municione të ndryshme, helmeta, maska, dhe pajisje të tjera. Ky arsenal ngre alarmin për përgatitjet e mundshme të grupeve të armatosura dhe rrezikun për sigurinë në rajon. Hetimet po vazhdojnë me intensitet për të zbardhur plotësisht këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *