Liverpooli ka shënuar një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Manchester Cityt në kuadër të javës së 13-të të Premier League, duke bërë një hap të madh në garën për titull. Që nga minuta e parë, ekipi i Arne Slot ushtruan presion të madh, duke dominur lojën.
Rasti i parë serioz për Liverpoolin erdhi në minutën e 11-të, kur Dominik Szoboszlai pati një gjuajtje të fuqishme, të cilën e priti portieri i Cityt, Stefan Ortega. Një minutë më vonë, Virgil Van Dijk e goditi shtyllën, duke e shtuar tensionin në Anfield.
Në pjesën e dytë, Mohamed Salah pati dy mundësi të mira shënimi, por ia doli të shënojë vetëm në minutën e 78-të nga penalltia, duke e çuar rezultatin në 2-0. Ndërkohë, Kevin De Bruyne humbi një mundësi të pastër shënimi në minutën e 82-të, pasi nuk shfrytëzoi një gabim të Virgil Van Dijk. Kjo fitore e Liverpoolit i afron ata më pranë kreut të tabelës.
Leave a Reply