“Me i pas një milionë ‘followers’ nuk ishe këtu”: Debat i ashpër mes Leos dhe Xhenetës
Një debat i nxehtë ka shpërthyer mes Leos dhe Xhenetës në shtëpinë e “Big Brother Kosova”, pas një koment të ashpër të Leos ndaj Xhenetës. Ai i tha asaj se nëse do të kishte një milion ‘followers’, ajo nuk do të ishte në shtëpinë e “Big Brother”.
Ky koment ka shkaktuar tensione mes dy banorëve, të cilët kanë shpërthyer në akuza dhe kundërshti të forta. Xheneta e ka cilësuar komentin e Leos si një sulm ndaj saj dhe i ka kujtuar atij se çdo individ ka një vlerë të veçantë, pavarësisht popullaritetit në rrjetet sociale.
Debati i ashpër ka shtuar më shumë dramë dhe emocion në shtëpinë e “Big Brother”, duke e bërë këtë moment një nga më të komentuarit nga shikuesit.
Leave a Reply