Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit, e zhvilluar në kuadër të javës së 14-të të Serie A, është ndërprerë në gjysmë pasi futbollisti i Fiorentinës, Eduardo Bove, ra papritmas pa ndjenja në fushë. Ky incident shkaktoi ankth dhe panik ndër lojtarët dhe tifozët e pranishëm në stadium.
Menjëherë, ekipet mjekësore të të dyja skuadrave u futën në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë Boves, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk është e qartë. Lojtarët e të dyja ekipeve u panë shumë të shqetësuar dhe shpërthyen në lot. Gjyqtari i ndeshjes i kërkoi ekipeve të shkojnë në dhomën e zhveshjes, dhe nuk është ende e qartë nëse ndeshja do të vazhdojë.
Leave a Reply