Policia bastis sërish në Varagë: Konfiskohen tri pushkë gjuetie

Policia bastis sërish në Varagë: Konfiskohen tri pushkë gjuetie

Policia e Kosovës ka realizuar një tjetër bastisje në fshatin Varagë, si pjesë e operacioneve të vazhdueshme për kontroll të sigurisë në këtë zonë. Zëvendëskomandanti për rajonin e veriut ka njoftuar se gjatë aksionit janë konfiskuar tri pushkë gjuetie, ndërsa nuk ka të arrestuar.

“Sot kemi pasur kontroll të terrenit përgjatë kanalit në Varagë dhe bastisje. Janë konfiskuar tri pushkë gjuetie, por nuk ka pasur të ndaluar apo të arrestuar,” tha zëvendëskomandanti, duke shtuar se operacioni përfshiu njësinë policore K-9 dhe forca të tjera speciale.

Kontrollet e intensifikuara në veri janë pjesë e përpjekjeve të Policisë për të parandaluar dhe adresuar çdo aktivitet të paligjshëm, pas tensioneve të fundit dhe sulmit mbi kanalin Ibër-Lepenc. Operacionet në zonë pritet të vazhdojnë për të garantuar sigurinë dhe rendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *