Shtatë persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje që ka eskaluar në përleshje fizike. Incidenti ndodhi rreth orës 03:00, ku të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, dyshohet se janë përfshirë në një rrahje mes vete.
Policia ndërhyri menjëherë për të vendosur rendin dhe qetësinë. Pas marrjes së dëshmive dhe procedurave fillestare hetimore, prokurori i rastit ka marrë vendim që të gjithë të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe mbetet në fazën hetimore. Autoritetet po vazhdojnë punën për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në këtë përleshje.
Leave a Reply