Gazetari dhe analisti i njohur, Berat Buzhala, në emisionin Pressing, ka bërë një deklaratë të pazakontë duke kërkuar falje publike për mbështetjen që dikur u kishte dhënë kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Në një moment reflektimi, Buzhala pranoi se kishte qenë entuziast dhe optimist për punën e dy liderëve, duke deklaruar: “Thojsha edhe Gjermania na merr lakmi për këtë qeverisje.” Mirëpo, ai theksoi se pritjet e tij nuk janë përmbushur dhe se sot ndjen keqardhje për qëndrimet e mëparshme.
Leave a Reply