Rrahman Sylejmani: “Nuk kemi marrë asnjë mësim nga rasti i Banjskës”
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Rrahman Sylejmani, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e sigurisë në Kosovë, duke theksuar se nuk është marrë mësim nga sulmi i 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Ai ka komentuar shpërthimin e të premtës që dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit, një infrastrukturë kritike për furnizimin me ujë dhe energji elektrike të një pjese të madhe të vendit.
Sylejmani ka nënvizuar se dëshmitë duhet të flasin dhe ka shprehur frikën se, pas këtyre incidenteve, nuk është bërë mjaftueshëm për të mbrojtur këtë infrastrukturë jetike. Ai ka shtuar se këto ngjarje tregojnë se pas sulmit të Banjskës, nuk janë nxjerrë mësime të nevojshme për të parandaluar dëmëtime të tjera të mundshme.
Leave a Reply