Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës fituese

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe Listal Ideal, Ramush Haradinaj, ka thënë se sfida e parë e madhe është se si të dalim nga izolimi e sanksionet e të rirreshtohemi me partnerët strategjikë, posaçërisht SHBA.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se “Lista e punëve që duhet t’i kryjmë për ta rikthyer vendin kah e mbara është e gjatë. Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese dhe këtë vend ta bëjmë të jetueshëm, e jo të braktisur nga qindra mijëra njerëz që rrugën e mërgimit e shohin shpëtim”, ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *