Tipi i ri i profileve të rreme me emra/fotografi grash po vazhdojnë të bëjnë namin në rrjete sociale në mbështetje, zmadhim dhe riprodhim të pafund të përmbajtjes propaganduese pro-Vetëvendosjes.
Pas një pesëshe të këtyre “grave të famshme” që listoi gazeta Nacionale ditë më parë, radhën e ka edhe një pesëshe tjetër – po aq e fuqishme në plasim të përmbajtjeve propagandistike pro-pushtetit dhe linçimi online të kundërshtarëve politikë.
Në analizim të ndërveprimit mes tyre – prej shpërndarjeve, llajkave, ndjekësve e të ndjekurve, pjesëmarrjes në grupe mbështetëse të Vetëvendosjes (etj.) – që të gjitha kanalizohen të kenë përmbajtje të ndërthurrur (nëse jo kontrollim) me aktivistë dhe zyrtarë të kësaj partie.
I: Profili ‘grua’ më brutali/ja, Marigona Fona
Harrojeni të ashtuquajturën “Sara Blakqori” (i.e me username, Sabri Gashi) – “Marigona Fona” e bënë atë të funden të duket pacifiste për nga brutaliteti…
Qe qysh…
“Zoti do të na dënojë rëndë”, shkruan ai/ajo për Albin Kurtin – “nëse e humbim këtë njeri”.
Marigona Fona shkon aq larg sa të fajësojë PDK-në, LDK-në, e AAK-në – më shumë se Perandorinë Osmane e Serbinë (që më së paku ka kryer tri gjenocide ndër shqiptarë).
“500 vite Turqia + 100 vite Serbia nuk i kan bo dëm ma shumë Kosovës sesa këta kriminel bandita. Krimi ka emër, PDK, LDK, AAK”, shkruan ajo.
Në profilin dhe shpërndarjet e postimeve nga ajo ndërveprimi është me mbështetës të kategorive të peshave të rënda të Vetëvendosjes: ku sharjet, fyerjet dhe linçimi është i përmasave gjigante.
Ky profil për më tepër ka sharë edhe gazetarë në gjuhën serbe në gjuhën më të rëndë e urrejtëse racore, etnike e njerëzore ndaj shqiptarëve – që vë në pikëpyetje shumë gëra.
“A e q**ni nanën shiptar…dita do të vijë ku as NATO s’do t’ju ndihmojë…m*ta ter”orista“, i ka shkruar ajo një gazetari i cili e ka shpërndarë në rrjete sociale.
II: “Marigona Cakiqi”
Profilin e hapur më 24 mars, 2020 – në të njëjtën ditë me “Sara Blakqorin” dhe “Jona Qitakun” që duken se menaxhohen nga i njëjti person – ajo është rizgjuar nga letargjia e saj e propagandës së zgjedhjeve të shkuara, i.e atyre të 2021’ës.
Propagandë e egër me orar të plotë, me një mesatare postimesh prej disa dhjetëra në ditë, e ashtuquajtura “Marigona Cakiqi” arrin të angazhojë në postimet e veta një audiencë të gjerë të Vetëvendosjes.
Terr e zi për gjithçka dhe gjithkë jo-Vetëvendosje, ajo i mëshon “tradhtarëve të kombit” në aktivitetin e saj propagandues online dhe grupe simpatizantësh shumëanëtarëshe të VV-së.
III: “Anita Ukaj”
Kjo e fundit shkon edhe më larg: përveç postimeve të pafunda glorifikuese për Vetëvendosjes dhe demonizuese për gjithkë tjetër, del të jetë edhe “Administratore” në një grup prej 30 mijë anëtarësh në Facebook: “Mërgata me Kryeministrin”.
Ajo i quan PDK-në dhe të gjithë udhëheqësit e saj për “kancer të shtetit” dhe shpërndanë fotografi montazha të një varke ku Bedri Hamza dhe Hashim Thaçi lundronin mbi ujman se gjoja ishte varkë serbe e shkruar cirilike në të. Fotografia ishte montazhë e kulluar.
Falsja:
Realja:
IV: Lule Gjeli
Omniprezente në propagandë, ajo është gjithkund ku ka përmbajtje qoftë kritike e qoftë çkadotjetër për të dominuar narracionin politik.
Përmbajtja e saj është prej oktavave më të larta si “Ramushi e shpëtoi Radojçiqin në Banjskë” e me fotografi montazhë të Vuçiqit duke ua tërhequr pentjë opozitës kosovare.
“Jeni lodrat e mia, në shërbim Serbis dhe urdhërave të mija”.
Ose të tipit “Serbo-shqiptari Lubomir Avdidzikiqi voton kunder diaspores shqiptare derisa njerezit e tij te LDK e legjitimojne listen serbe te shefit te tij Vuqiqit”.
V: Alba Murtezi
Profil ‘hardcore’ i tipit falso me emër/fotografi grash, kjo e fundit po ashtu punon me orar të plotë (e edhe extra-time) në shpërndarje të përmbajtjes pro-pushtetit dhe mban të angazhuar një numër të madh mbështetësish të Vetëvendosjes.
Leave a Reply