Zogiani: Kurti iau dha bashkish serbëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza me pasaporta të Serbisë

Aktori dhe blogeri Jeton Zogiani duke komentuar deklaratën e Lumir Abdixhikut tha se Albin Kurti iau dha bakshish serbëve të Kosovës të drejtën që me pasaporta të Serbisë të udhëtojnë në vendet e BE-së. Një kohë të gjatë Bashkimi Evropian nuk i kishte lejuar serbët e Kosovës që me pasaporta të Serbisë të udhëtojnë pa viza. Në ato pasaporta vendbanimet e Kosovës konsiderohen si pjesë e Serbisë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka parë si shumë shqetësuese këtë gjë duke thënë që kjo ka të bëjë me cenimin e sovranitetit të Kosovës. Ai ka akuzuar Kurtin që e ka mundësuar këtë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *