Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatah Paçarizi i cili mban numrin 89, pas tubimit të PDK-së me arsimtarët e Prizrenit ka theksuar përkushtimin e PDK-së për sistemin arsimor.
Paçarizi ka deklaruar se ‘PDK-ja dhe Kryeministri në ardhje, Bedri Hamza, mbeten të përkushtuar për sistem arsimor më cilësor si bazë për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme në vend.’
Postimi i tij i plotë në fcb:
Tubim madhështor sonte me mësimdhënësit në Prizren, në prani të Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kandidatëve për deputetë, ku u theksua nevoja për investime në arsim dhe përmirësimin e kushteve për mësimdhënësit dhe nxënësit.
PDK-ja dhe Kryeministri në ardhje, Bedri Hamza, mbeten të përkushtuar për sistem arsimor më cilësor si bazë për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme në vend.
Kosova mundet ma mirë!
Leave a Reply