Kryetari Totaj ftohet në Lutjet e Mëngjesit ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Trump

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, po qëndron në Washington DC, me ftesë të dy kongresistëve amerikanë, z.Ben Cline dhe Tom Souzzi, ku mori pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit.

“Përveç pjesëmarrjes së shumë personaliteteve të njohura nga e tërë bota, madhështinë e ceremonisë e ngriti edhe pjesëmarrja dhe fjalimi i Presidentit të SHBA-ve, z. Donald J. Trump”, ka shkruar në profilin e tij në fcb, kryetari Totaj.

Në vazhdim postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq,

Ishte nder dhe privilegj që me ftesë nga Kongresistët amerikanë, zotërinjtë Ben Cline dhe Tom Souzzi, të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit që sot u mbajt në Washington DC, SHBA.

Përveç pjesëmarrjes së shumë personaliteteve të njohura nga e tërë bota, madhështinë e ceremonisë e ngriti edhe pjesëmarrja dhe fjalimi i Presidentit të SHBA-ve, z. Donald J. Trump.

Zoti e bekoftë partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *